Mediat kroate kanë shkruar për videoklipet shqiptare dhe se si ato krahasohen me videoklipet e artistëve kroatë.

Ata kanë marrë shembull një nga muzikantët më të famshëm shqiptar, kanë shikuar videot dhe janë mahnitur!

Është ky këngëtari Adrian Gaxha, për të cilin ata thonë se ai konsiderohet si muzikanti më i madh shqiptar i të gjitha kohëve.

“Ai i ka vetëm 31 vjet, por numëron miliona klikime e shikime të videove. Produksione i videoklipeve dhe këngëve të tij është i njëjtë si me ato të yjeve botërore dhe në perëndim të Ballkanit shumë pak bëjnë kësi lloj produksionesh”, shkruhet në artikull.

“Adriani është një shqiptar nga Maqedonia dhe jeton në Shkup, e megjithatë muzika e tij dëgjohet dhe është e dashur nga audienca në rajonet shqiptare e më gjerë. Ai dëgjohet në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi e madje është i njohur edhe në Greqi”, transmeton lajm.net.

“Megjithë dallimet e mëdha mes maqedonëve dhe shqiptarëve, Adriani e do shumë Maqedoninë. Në fakt, ai edhe e ka prezantuar vendin e tij në Eurovision në vitin 2008”.

“Pas së gjithave, ne jemi kënaqur me videoklipet e tij, e që fatkeqësisht në Kroaci të tilla shohim shumë rrallë”, janë fjalët me të cilat përfundohet artikulli.