Nën masa të përforcuara sigurie, me protesta të paralajmëruara, por edhe ndalesa për tubime, në takim me kryesin shtetërore greke dhe me siguri mes temave edhe Marrëveshja e Prespës, kancelarja gjermane Angela Merkel sot arrin për vizitë në Athinë.

Në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, pas së cilës do të vijojë konferencë për media, ndërsa nesër, do të vendos lule në përmendoren para Parlamentit grek, do të pritet edhe nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në rezidencën e ambasadorit gjerman në Athinë, nesër në mesditë, Merkel do të realizojë takim me liderin e Demokracisë së Re Kirjakis Micotakis.

Sipas mediave greke, me siguri në takimet e kancelares gjermane në kryeqendrën greke, një prej temave do të jetë edhe Marrëveshja e Prespës.

Në intervistën e mbrëmshme për televizionin greke Open, Aleksis Cipras tha se Merkeli tashmë një kohë të gjatë ka dashur të vijë në Greqi, ndërsa lidhja e tyre është lidhje e besimit.

Vizita e Merkelit në Athinë do të jetë nën masa të mëdha, me mbi 200 policë të angazhuar nga të gjitha shërbimet e policisë greke. Paralelisht grupe anarkiste dhe organizata, parti majtist dhe Agimi i Artë sot pasdite caktuan protesta të ndara, në pjesë të ndryshme në qendër të Athinës kundër vizitës së Merkelit.

Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, kancelarja gjermane, është paraparë sot në orën 17:30 sipas kohës lokale të aterroj në aeroportin e Athinës, ndërsa nga kryeqendra greke do të largohet nesër në orën 16:30 sipas kohës lokale.

Loading...