Ajo nuk ka dashur kurrë të prononcohet për jetën e saj sentimentale, por duket se rrjetet sociale e kanë “tradhëtuar” këtë zotim të këngëtares shkodrane, Elhaida Dani. Fituesja e festivalit të 53-të në RTSH, është fotografuar me italianin 34-vjeçar Francesco Maria Longo, rezultonte të ishte i fejuari i Elhaidës, të paktën në bazë të të dhënave në Facebook. Madje, fejesën çifti e ka realizuar në datën 27 dhjetor 2014, pak ditë nga ndërrimi i viteve, si edhe gjatë konkurrimit të Danit në Festivalin e fundvitit. Dhe kështu kjo lidhje u bë publike pikërisht pak para Vitit të Ri në 2014. Menjëherë, me të dalë ky lajm i fejesës në mediat online, këngëtarja Dani ishte gjendur në një situatë të paparashikuar dhe se mediat e kishin surprizuar, kështu që ajo vendosi të mbyllë profilin e saj në Facebook dhe të fokusohet vetëm te prezantimi në Eurosong.

Por kjo shkëputje e saj nga rrjetet sociale nuk shkoi gjatë, sepse pas disa muajsh ajo është kthyer përsëri aktive në Facebook. Por këtë herë me një status të ri, ajo është beqare dhe është ndarë nga italiani Francesco Maria Longo, duke mos dhënë detaje për këtë ndarje. Se ata të dy nuk janë në lidhje e zbuluam edhe përmes disa hulumtimeve që i bëmë në profilet e të dyve, pasi Elhaida dhe Francesco nuk ishin më miq në Facebook. E pas suksesit në Itali dhe koncerteve të mbajtura në mbarë shtetin italian, duket se Elhaidës i duhet një treg akoma më i madh. Kështu që, sipas informacioneve që kemi, ajo është shpërngulur për të jetuar dhe punuar në Francë e më saktësisht në Paris, vend ku ka pasur disa oferta nga disa kompozitorë francezë për realizimin e projekteve të radhës, me të cilat do të prezantohet në tregun europian. Duket se këngëtarja 23-vjeçare shumë shpejt do të shkëlqejë edhe në Europë, e vokali i saj do të dëgjohet shumë larg, edhe pse në vendlindje në fillimet e saj nuk u vlerësua aq sa duhet.