Prej dy ditësh në shkollën 9-vjeçare Xhevdet Doda dhe kopshtin Eleni Kola në Bulqizë kaldajat nuk arrijnë të ngrohin mjediset ku qëndrojnë fëmijët.
Në këtë shkollë bëhet mësim në një kohë që temperaturat jashtë shkojnë deri në minus 15 gradë celsius.

Situata është dramatike edhe në spitalin e Bulqizës, kaldaja e së cilës nuk funksionon prej vitesh.