Te Barcelona mund të marrin frymë lirshëm, pasi inoformacionet e fundit flasin se Lionel Messi do të luaj kundër Real Madridit.

Dje, lajmet ishin pesimiste, pasi argjentinasi braktisi kontrollin mjekësor, ku përvec asaj ai nuk stërviti me bashkëlojtarët e tij.

Megjithatë, mediat spanjolle janë të sigurtë se Messi do të luaj në Nou Camp. Sport i siguron lexuesit e tij se ylli argjentinas do ta ndihmojë Barcën në mega përballjen kundër Realit.

“Ylli i Barcës nuk ka stërvitur për shkak të dhimbjeve në muskulin e djathtë, megjithatë Messi ndihet shumë mirë dhe të gjitha indikacionet flasin se ai do të luaj në ndeshjen e së mërkurës”, shkruan Sport.

Loading...