Kapiteni i Barcelonës ua ka bërë të qartë tifozëve se skuadra do të ketë nevojë për përkrahjen e tyre, në mënyrë që ta përmbysë rezultatin prej dy golave ndaj Sevillën për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Sevilla e mposhti Barçën 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale javën e kaluar, dhe tani do të udhëtojë drejt Katalonjës për ndeshjen e kthimit të mërkurën në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Messi është i vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë ta përmbysin Sevillën.

“Do të jetë vështirë ta përmbysin rezultatin 2-0 kundër një ekipi të madh si Sevilla”, tha Messi për Mundo Deportivon.

“Ne do të kemi nevojë për tifozët tanë sepse ata kanë lojtarë të mirë dhe luajnë shumë mirë në kundërsulme”, shtoi Messi.

Sulmuesi argjentinas komentoi edhe rreth konkurrencës në La Liga këtë sezon.

“Është garë e ngushtë, për kreun dhe për mbijetesën. Ne do të përpiqemi ta ruajmë këtë formë dhe të mbledhim pikë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

Loading...