Nga Lezha, ku ndodhet për ditën e dytë të Samitit të Diasporës, presidenti shqiptarë Ilir Meta ka komentuar mundësinë që ai të jetë negociator mes mazhorancës dhe opozitës.

Presidenti Meta tha se nevojitet sa më shpejt një bashkëpunim mes palëve, po refuzoi që të jepte komente të mëtejshme.

“Besoj se mesazhi i 2 Marsit është me se aktual për reflektim dhe për bashkëpunim, në mënyrë që të fitojmë besimin për hapjen e negociatave”, tha Meta.