Futbollisti i Shkëndijës, Gledi Mici, nuk do të ketë drejtë loje në derbin e së dielës kundër Vardarit në Tetovë, me fillim prej orës 14:00.

Mbrojtësi nga Shqipëria ka pesë kartonë të verdhë dhe duhet patjetër të pushojë në këtë përballje,

Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin Osmani është se Egzon Bejtullai do të jetë i gatshëm për superderbin ndaj Vardarit.

Loading...