Pasi u bënë të ditura dje gjykimet për personat të cilët ishin të përfshirë në sulmin e Kuvendit të 27 prillit të vitit 2017, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Micskoski sot nga Shtipi vlerësoi se kjo është përndjekje klasike politike e pushtetit aktual, kundër atyre të cilën mendojnë ndryshe.

Sipas Micskoskit, presion i tillë është i paparë në historinë më të re dhe siç tha Zaev u kërcënua më 28 prill të vitit 2017, ndërsa gati dy vite pas gjykatësja Kacarska dhe prokurorja Ruskoska vepruan.

I pyetur se a do ta shfaqin situatën aktuale si parti politike edhe para institucioneve ndërkombëtare, Mickoski u përgjigj se partia më e madhe opozitare është mysafire në hapësirat e saj.

“Të përkujtojmë opinionin e Maqedonisë, ne ende kemi pronat e ngrira dhe praktikisht jemi mysafirë në objektet tona. Anëtarët dhe simpatizuesit tanë janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nën kërcënim të madh nga administrata lokale dhe qendrore”, theksoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se edhe krahas gjithë kësaj, ata janë në terren në mesin e qytetarëve, ndërsa anëtarësia po mobilizohet për Zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai sot ishte për vizitë në Sveti Nikollë dhe Shtip.