Unë do të përdor çdo mjet ligjor dhe diplomatik për të zbutur pasojat negative të Prespës, do ta shfrytëzoj të drejtën e vetos në hapjen e kapitujve për integrim të Shkupit në BE, ndërsa nëse nuk plotësohen pozicionet e grekëve, kapitujt as nuk do të hapen, as nuk do të mbyllen. Kështu ka porositur lideri i partisë opozitare greke “Nea Demokratia”, Kirjakos Micotakis, duke folur në një ngjarje partiake në qytetin Lamia. Për të çështja nuk është mbyllur, edhe pse sipas tij, ekzistojnë çështje që janë negative dhetë mbyllura, megjithatë ai shton se përpjekjet kombëtare nuk ndalojë.
Kirjakos Micotakis, Kryetar i partisë opozitare, Nea Demokratia
“Do ta përdor çdo mjet ligjor dhe diplomatik për zbutje të pasojave negative të Prespës. Nuk e humbas të drejtën e vetos për secilin kapitull që ka të bëjë me integrimin e Shkupit në Bashkimin Evropian. Që vendi të hyjë në BE, ekzistojnë 35 kapituj, për të cilat nevojitet miratm, në fillim që të hapen, pastaj në fund që të mbyllen. Këto 35 kapituj duhet të përfundojnë që të shkojë përpara integrimi evropian i Shkupit. Ato as nuk do të hapen, as nuk do të mbyllen, nëse paraprakisht nuk plotësohen pozicionet e Greqisë.”

Loading...