Ftesat nga Gjykata Speciale tanimë kanë arritur me shumicë në Kosovë.Dy prej ish komandantëve madje janë nisur për në Hagë, ku të hënën i pret intervistimi.Një ftesë mendohet të ketë ardhur edhe në adresë të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Ani pse ky i fundit nuk po pranon të flasë për këtë çështje, shkruan GazetaBlic.Deputeti i koalicionit PAN, Milaim Zeka ka deklaruar në një debat televiziv se ftesa e Gjykatës Speciale për Kadri Veselin ka arritur në Prishtinë, por nuk e di nëse ajo ka shkuar në duar të Veselit.“Nuk e di se a e ka marrë apo jo ftesën Kadri Veseli. Por, ftesa nga Gjykata Speciale ka ardhur në Prishtinë”, ka theksuar Zeka.

Gazeta Blic ka provuar sot gjatë tërë ditës të marrë një qëndrim qoftë nga kabineti i Veselit, e qoftë edhe nga partia e tij, por asnjëhera palë nuk kanë qenë të gatshëm të japin përgjigje.Këshilltarët politikë të Veselit kanë deklaruar se nuk kanë pse të komentojnë deklaratat e Zekës, ndërsa shumica e zyrtarëve të PDK-së, nuk janë lajmëruar në telefon.

Zeka përveç Veselit ka thënë se edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi do jap llogari në Gjykatën që ai vet e krijoj.Të parët që kanë udhëtuar zyrtarisht për në Hagë janë Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa Remi.