Bllagoja Milevski është kthyer sërish në postin e seleksionuesit të U21 të Maqedonisë, pasi FFM-ja e emëroi sot në mbledhjen e Këshilli Drejtues. Ai vjen në vend të Dobriniko Ilievskit, raporton gazeta Lajm.

Milevski është kthyer nga Izraeli ku punoi si trajner te skuadra Ashdod, por më pas mbeti pa angazhim.

Milevski mbahet në mend si seleksionues i cili arriti rezultat historik me U21 të Maqedonisë duke luajtur në kampionatin europian në Poloni./lajm