Ministrat Damian Mançevski dhe Renata Deskoska nuk shohin nepotizëm për zgjedhjen baxhanakut të Talat Xhaferit në Komisionin anti-korrupsion. Sipas tyre, Nuri Bajramit duhet t’i jepet shansi të shihet se si do të punojë dhe se sa i njëjti do luftojë korrupsionin. Mançevski mandej tha se gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të korrupsionit, askush nuk e ka përmendur faktin se Bajrami është baxhanak i Xhaferit. Sipas tij, reagimet për nepotizëm, tani më janë të vonshme.

Të gjithë kanë mundur t’i shohin kandidatët, askush nuk e paraqiti këtë rast. E dyta, anëtarët që u zgjodhën, kanë fituar numrin më të madh të pikëve nga të gjithë të intervistuarit.10-05 Periudha e ardhshme e funksionimit të këtij komisionin sidomos në këtë periudhë parazgjedhore me të vërtetë do të tregojë se sa është e sinqertë qëllimi i cilido qoftë që lufton me korrupsionin- deklaroi Damjan Mançevski – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska gjithashtu mohon të ketë shkelje ligjore në rastin e baxhanakut.

Unë nuk shoh asnjë shkelje të ligjit në procedurën për zgjedhjen anëtarëve të antikorrupsioni. Atë që ju e citoni se ka pasur kufizime, ata nuk janë kufizime, ajo është se si maten lidhjet familjare ndërsa këtu nuk ka një gjë të tillë- tha Renata Deskoska – Ministre e Drejtësisë.

Në lidhje me zërat e shumtë në opinion për nepotizëm, Mançevski tha se për 10 vite me radhë, asnjë anëtarë i LSDM-së nuk ka mundur të punësohet as në sektorin privat, e lëre më në atë publik. Ai thotë se do të shqyrtohen të gjitha rastet ku dyshohet se ka pasur nepotizëm apo keqpërdorime.

Besian Leka-ALSAT M

Loading...