Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth është takuar për herë të parë në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, që nga vendosja e tij në këtë pozitë..

Për përshtypjet e tij pozitive rreth takimit me Cakajn, gjermani ka folur edhe në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

“Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni”.

“Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t’i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme. Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion”, ka thënë ai

Zyrtari i lartë gjerman për takimin në fjalë ka shkruar edhe në Twitter e Instagram.

“Mirë se erdhët në Berlin, i dashur @CakajGent! Takim i frytshëm me ministrin e ri të ngarkuar për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë për procesin e reformave të vazhdueshme, reformën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapjen e negociatave dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, ka shkruar Roth në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth është takuar për herë të parë në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, që nga vendosja e tij në këtë pozitë..

Për përshtypjet e tij pozitive rreth takimit me Cakajn, gjermani ka folur edhe në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

“Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni”.

“Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t’i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme. Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion”, ka thënë ai.