Pas publikimit të informacionit mbi zbulimet e reja të vaksinave të skaduara, nëpërmes një deklarate kanë reaguar nga Ministria e Shëndetësisë në të cilën thuhet se të gjitha vaksinat janë me afat të vlefshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha dozat e vaksinës MRP janë me cilësi të mirë dhe të kontrolluar nga prodhuesi i njohur evropian Glaxo Smith Kline nga Belgjika. Vaksina MRP është e sigurt dhe prodhohet në Bashkimin Evropian. Ekzistojnë 2 certifikata, për cilësinë nga prodhuesi dhe nga laboratori i kontrollit. Në çdo kuti e vaksinave dhe çdo vaksine ka një të ashtuquajtur shënim që thotë se është e vlefshme deri në maj të vitit 2019, pra korrik 2019. Kjo është konfirmimi i vetëm që të gjitha vaksinat janë absolutisht të sigurta dhe të vlefshme”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë ata informojmë se këto ditë është bërë kontroll i brendshëm në të gjitha shtëpitë e kujdesit shëndetësor dhe është vërtetuar se në faqet e vaksinës janë gjetur 635 kuti të vaksinimit MRI, të cilave përmbajtja e deklaracioneve iu është ngjitura gabimisht. Deklaracionet e kaluara ishin nga importi i mëparshëm, të cilat ishte i vlefshëm deri në tetor 2018. Ata u gjetën në shtëpitë e shëndetit të Krushevës, Strugës, Velesit, Demir Hisarit, Kriva Pallankës, Vevçanit, Ohrit dhe Shkupit.

Lexo po ashtu:
Maqedoni, zbulohen vaksina të reja me afat të skaduar
Maqedoni, zbulohen vaksina të reja me afat të skaduar
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është konfirmuar se sot deri në orën 10:00 janë shtruar në spitalin e Shkupit 7 + 1 fëmijë, gjithsej 8 fëmijë për një ditë, të gjithë fëmijët janë në moshën 2 vjeçare dhe të gjithë nga vendbanimi Novo Lisiçe nga Shkupi dhe se të gjithë kanë qenë vizitorë të çerdhes “Sonce”.