Është zhvilluar në Tiranë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017. Në këtë event ka prezantuar edhe ministrja shqiptare e kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo ka shprehur kënaqësinë që në mesin e librave të nominuar për këtë çmim ishte edhe libri “Anemona” i shkrimtarit nga Maqedonia, Kim Mehmeti. KUmbaro ka lavdëruar veprën e tij letrare.
“Më vjen shumë mirë që të përmend tek të nominuarit edhe librin origjinal të Kim Mehmetit. Të cilin e kam lexuar që në fillimet kur komunikonim letrarisht mes dy vendeve edhe si publicist, edhe si shkrimtar edhe si orator dhe më vjen shumë mirë që libri i tij është në mesin e pesë librave të përzgjedhur”, ka thënë me këtë rast ministrja Kumbaro.

Ndryshe, Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka, bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017.
Lista në rend alfabetik:
Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”:
Adriatike Lami – “Burri që më do mua”ç (Skanderbeg Books)
Entela Tabaku – “Poemë e huaj”ç (Pegi)
Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”ç (Dudaj)
Kim Mehmeti – “Anemona”ç (Naimi)
Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vetç (Fishta)
Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:
Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariostoç (Dudaj)
Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristofç (Odeon)
Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Leviç (Pegi)
Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolañoç (Pika pa sipërfaqe)
Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schëeblinç (Onufri)