MID’HAT FRASHËRI (25 mars 1880 – 3 tetor 1949)

U bënë 69 vjet nga dita kur ndali së rrahuri në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zemra e Shërbestarit të Shqipërisë Etnike Mid’hat Abdyl Frashëri. Ai u nda nga jeta 69 vjet më parë por është i gjallë më këshillat, bukurinë e fjalës, zjarrin e dashurisë për shqiptarët e për Shqipërinë Etnike.

Sot më 14 Nëntorë 2018 në Muajin e Përpjekjes për Shqipëri Etnike bëhet rivarrimi i eshtrave të Apostullit të Shqipëris Etnike në Atdheun e tij ,Mid’hat Frasherit djali i Abdyl Frasherit .

Gjeniu i Kombit ishte pjesmarrsë në shumë ngjarje historike të kohës, së fundi themelojë organizaten Balli Kombëtar që veprojë e punojë gjithnjë për Shqipëri Etnike dhe Komitetin “Shqipëria e Lirë ” në Amerikë si qeveri në Mërgim .

Programi dhe vizioni i tij ishte të ketë një Shqipëri të Lirë dhe indipedente,të ruajë kufijtë e saj etnikë.

Të luftojmë për një Shqipëri Lirë ,etnike e demokratike me baza shoqërore moderne.

Të luftojmë për një Shqipëri ,ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit etj.

Këshilla e tij ishte :
Duaj çdo copë të Shqipërisë .Të të dhëmbë për çdo copë të dheut shqiptar ,si çdo copë e trupit tënd.

Mos harro: S’është me të thënë,është me të bërë.

Amaneti i Mid’hat Frashërit

KUR TË VDES

Kur të vdes, miq, mos mbillni mbi varrin tim lule, që i than diell’ i gushtit, mos më vini një shtyllë në këmbë, që e rrëzon era e Veriut.
Mbi varr dua një bllok graniti, të shëndoshë e të fortë dhe në mes të bregut të vogël virmëni një qiparis.
E dua këtë dru që përçmon vitet e shekullit, që u bën ballë Jugës që djeg dhe murlanit të marrë, që ngjit drejt qiellit kryet e tij madhështor.
Shpirti im do të jetë i pështjellë në trupin e tij dhe do të shohë këtë njerëzi, këtë botë dhe stërnipërit e të sotmëve. Edhe kur fryn Veriu i egër dhe dëgjon drurin plak t’oshëtijë, mos pandehni se era këndon në degët e tij. Është zemra ime, që qan e rënkon.
Edhe kur shihni mbi gjethin e saj të hollë pikëza, që shkëlqejnë në diellin e një mëngjesi gazmor, mos pandehni se janë pika vese të natës. Janë lotët e mi.
Se dua edhe që pas vdekjes, o miq të pritmit, të rënkoj e të qaj bashkë me ju, të kem pjesë në gëzimet e pikëllimet.
15 janar 1915

Lavdi jetës dhe veprës së Shërbestarit të Shqipëris Etnike Mid’hat Frasheri

Hyzri salihu
Koordinator i FBKSH,së
Shqipëri Etnike – Mërgatë
14.11.2018

Loading...