Mesfushori kroat pritet ta përfundojë karrierën tek kampioni evropian, Real Madrid

Luka Modriç i ka hequr të gjitha dilemat, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kreativ sipas të gjitha gjasave do ta mbyllë karrierën tek Real Madridi.

Në fakt, mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti kroat tashmë e ka vazhduar kontratën me “Los Blancos”.

Kontrata aktuale e lojtarit me kampionin evropian do të skadonte në verën e vitit 2020, por ajo është vazhduar edhe për një vit ose dy, që nënkupton se lojtari mund ta mbyllë karrierën në Madrid.

Modriç aktualisht është 34 vjeç dhe mundësitë për t’u larguar pas përfundimit të kontratës së re me Realin janë të vogla.

Futbollistin më të mirë në botë gjatë verës së kaluar e donte Interi. /Gazeta Express/