Duke folur në ceremoninë e hapjes së një konference mbi Sirinë të organizuar nga BE dhe OKB në Bruksel, Mogherini theksoi se zgjidhja në Siri nuk mund të jetë ushtarake, por politike.
Bashkimi Evropian (BE) do të transferojë 1,5 miliardë euro nga pjesa e dytë prej 3 miliardë eurove të premtuara për sirianët në Turqi, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të doja të konfirmoja se do të transferojmë 1,5 miliardë euro nga 3 miliardë eurot e dyta për sirianët në Turqi”, tha Mogherini.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së një konference mbi Sirinë të organizuar nga BE dhe OKB në Bruksel, Mogherini theksoi se zgjidhja në Siri nuk mund të jetë ushtarake, por politike.

Turqia strehon më shumë se 3,5 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Siria është përfshirë nga një luftë shkatërruese civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit zbatoi dhunë gjatë protestave pro-demokratike.

Që atëherë, sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se dhjetë milionë të tjerë janë zhvendosur.