Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog.

Në një njoftim zyrtar, Mogherini ka thënë se ka shfrytëzuar takimin për të kërkuar sërish që të hiqet taksa e vënë ndaj produkteve serbe.

Përfundon takimi i ekipit negociator me Mogherinin, flasin Ahmeti e Limaj

Duke folur për marrëveshjen përfundimtare mes dy shteteve, Mogherini ka thënë se “duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”.