Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, njëherësh ndërmjetëse e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Federica Mogherini, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi u deklaruar dje duke thënë se vonesa në Dialogun midis Kosovës e Serbisë mund të kapërcehet vetëm kur qeveria e Kosovës shfuqizon taksat mbi mallrat serbe dhe ndalon provokimet, siç është ligji për statutin e Trepçës, edhe Mogherini pati komente të ngjashme.

Ajo tha se taksa duhet hequr që Dialogu të vazhdojë, ndërsa kërkoi që marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, të arrihet me urgjencë ku do të përfshiheshin të gjitha çështjet e hapura.

“Fola me presidentin Aleksandar Vuçiq në lidhje me avancimin e Dialogut. Marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese mbi të gjitha çështjet e hapura është urgjente dhe qenësore për Serbinë dhe Kosovën për të avancuar drejt BE-së dhe për stabilitet e paqe në rajon. Tarifat duhen hequr, bisedimet duhen vazhduar”, ka thënë Mogherini në një postim në Twitter.

Loading...