Ngjarje nga më të çuditshmet në lidhje me historitë e jetës, ndodhin kudo në botë, megjithëse padyshim ato nga Shqipëria janë më pikante.
Një histori nënë e bijë, mes të cilave u fut i dashuri i kësaj të fundit, ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Lisa Wagstaff mori telefonine e të ëmës dhe hyri në llogarinë e saj në Facebook. Pasi e bëri, ajo u pendua përjetë. Nëna e saj kishte shkëmbyer mesazhe dashurie me një djalë shumë më të ri e ajo në moshë.

Historia u thellua edhe më shumë kur Lisa zbuloi se djali të cilit e ëma i kishte shprehur dashurinë ishte i dashuri i saj Sam, i cili i ishte përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Ajo tha:

“U ndjeva e tmerruar kur pashë mesazhet mes nënës sime dhe të dashurit tim. Ata kishin pasur një aventurë pas meje për disa muaj. Mami kishte dërguar edhe fotografitë e saj te Sami.”

Menjëherë pasi zbuloi historinë e dashurisë të së ëmës dhe të dashurit të saj, Lisa u largua nga shtëpia. Aktualisht çifti i ri jetojnë së bashku dhe nuk kanë tentuar të kontaktojnë me të.

Loading...