Kreut i Kuvendit Talat Xhaferi, në lidhje me 11 ligjet që nuk u dekretuan nga presidenti Ivanov tha se ligjet të cilat janë votuar me 2/3 e votave nuk kanë nevojë të rivotohen dhe se të njejtat presidenti është i obliguar t`i nënshkruan. Kurse për ligjet të cilat janë miratuar me shumicë të thjeshtë, Xhaferi tha se do ri-votohen.

“Procedurat parlamentare parashikojnë situatën për Ligjet të jabnë votuar me 2/3 dhe sipas kushtetutës kreu i shtetit është i obliguar që ti dekreton menjëherë, gjë që ai e ka refuzuar.Për ligjet tjera kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit thotë që pas miratimit të Ligjit i njejti menjëherë i dorëzohet kreut të shtetit për nënshkrim i cili në afat prej shtatë ditëve duhet të njoftoj Kuvendin për fatin e atyre ligjeve. Kompetencat e Parlamentit janë që Ligjet që kthehen dhe që janë votuar me shumicë të thjeshtë të kthehen në Parlament në afat pre 30 ditëve nga dita e miratimit të tyre dhe ti nënshtrohen ri-votimit me çka në atë rast parlamenti do të siguron shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në rastin tonë me 61 votë “për”, dhe ky obligim nga ana ime do të respektohet deri në fund”, tha Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu theksoi se beson që me zgjedhjet e ardhsme presidenciale do të zgjidhet problemi, duke aluduar në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Mvarësisht cili grup i ligjeve në cilin afat është miratuar në atë afat do të kthehet në seancën përkatëse. për tu rivotuar. Për faktin se nuk ka ngelur edhe shumë kohë deri tek zgjedhjet, besoj se përzgjedhja e rradhës do të jetë edhe zgjidhje për këtë çështje”, pohoi Xhaferi.

Ndryshe, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për ligje në sfera të ndryshme në ekonomi, marrëveshje për bashkëpunim mes shteteve, marrëveshje për shërbimet e sigurisë, për shërbime në armatë, ligjin për komunikime elektronike, për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik e të tjera.

ALSAT