Ejup Berisha

Po ndërmarrim masa po bëjmë gjithqka që është e mundur me qëllim që niveli i lartë i ndotjes së ajrit të reduktohet në Republikën e Maqedonisë kështu po thonë autoritetet kompetente shtetërore kur ne qytetarët e këtij vendi po ankohemi se pse kemi ajërin më të papastër apo më të ndotur jo vetëm në nivel vendor dhe rajonal por edhe në nivel botëror. Përgjigja si jo rrallë here na vjen rrufeshëm në stilin siç e shkrova më lartë Pra citoj “Ne po bëjmë çmos, po përpiqemi apo ne po e bëjmë të duhurën apo dhe të pamundurën për rediktimin e ndotjes shumë të madhee të ajërit në vendin tonë . E ne qytetarët themi se nuk po bëhet edhe aq shumë për reduktimin e ndotjes së ajërit sepse ky nivel jo që po bie por po rritet shumë më shumë. Quditërisht saher që po ndërmerren masa që niveli i ndotjes së ajërit të zvogëlohet ai si për inatë tonin po rritet për çdo here dhe në çdo cast shumë e më tepër. Për këtë arsye i lus organet kompetente shtetërore dhe publike te ne që të bëjnè më të domosdoshmen dhe më të duhurën me qëllim që të kemi ajër të pastër dhe të shëndetshëm. Ka shumë kohë që ne nuk po thithim më ajër por po thithim materie kimike. Republika e Maqedonisë po i ngjanë Hiroshimës dhe Nagasakit dy qyteteve që ndodhen në Japoni e në të cilat gati nga fundi i luftës së dytë botërore kanë shpërthyer dy bomba atomike ku kanë vdekur me qindramija njeerëz. Dhe atëherë pas shpërthimit të dy bombave në Japoni ka qenë e arsyeshme që të ketë pasur ajër shunë të ndotur por fatkeqsisht edhe te ne kemi ajër shumë të ndotur edhe pse këtu ska shpërthyer asnjë bombë atomike e as biologjike, prandaj është e pashpjegueshme se pse po vjen aromë kaq e keqe. Nuk e di mos vallë edhe te ne ka pasur ndonjë sulm atomik apo dhe biologjik e ne nuk e dimë. Nuk e di dikush duhet të tregon, pra nëse me të vërtetë ka pasur duhet të tregohet e vërteta edhe pse realiteti me ajërin te ne është sikurse të kishim pasur sulm atomik apo edhe biologjik. Nga ana tjetër është dashur të na tregojnë se kemi qenë cak sulmi me qëllim që të mobilizoheshim e të merrnim masa dhe të përpiqeshim të shpëtonim çfar mundeshim të shpëtonim .Ka kohë që ne në vend të oksigjenit thithim dioksid karboni e organizmi duhet të furnizohet më shumë me oksigjen sesa me dioksid karboni.Njerëzit pa oksigjen detyrimisht vdesin sepse oksigjeni e jo dioksidi i karbonit i mba në jetë ata apo më konkretisht na mba në jetë neve. Autoriteteve kompetente shtetërore u rekomandoj që të dalin dhe ti vëzhgojnë varrezat dhe i siguroj se do të binden se më shumë të vdekur ka te ne sesa në vatrat e konfliketeve të armatosura e të përgjakshme rajonale dhe botërore. Prat të nderuar dilni shuhni varret të cilat janë përplot me kufoma të pajtë. Dhe mua po më duket se edhe ne jemi shëndrruar në kufoma të gjalla me një gjysëm shpirti i cili është gati që të na braktisë nuk e di çfar po pret I njëjti apo se si ka mundur të durojë kaq shumë e nuk ka dalë. Ju lutem që të ndërmerrni masa adekuate dhe konkrete në këtë drejtim që të paktën ti shpëtojmë fëmijët se ne ashtu kështu e kemi ngrënë. Z Kryeministër nëse doni do tua jap një rekomandim për reduktimin e ajërit shumë të ndotur këtu te ne me tre masa dhe veprime adekuate dhe konkrete. Pra ja masat qëpo ua rekomandoj: 1. Reduktoni numrin e automobilave të vjetër diessel që janë të shumtë te ne. Z Kryeministër veturat e vjetra diessel nuk mund ta përpunojnë mire lëndën djegëse që e përdorin për të lëvizur, pra këto nuk e përpunojnë naftën as kur blihen të reja nga salonet e shitjes e lere më këto makina që i kemi në qarkulllim te ne një numër i konsiderueshëm i të cilave janë të vjetra deri më 30 vite. 2. Të vendosen filtra mbrojtëse dhe pastruese nëpër oxhaqet e kapaciteteve prodhuese industriale apo nëpër fabrika. Si dhe të vendoset kontrollë mbi lëndët djegëse me të cilat ngrohen qytetarët nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre, sepse këta po përdorin lloj lloj lëndësh djegëse pas shtrnjtimit shumë të madh të drunjëve dhe lëndëve të tjera për ngrohje.

Loading...