Për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelon te qytetarët se nëse shohin ndonjë person të pastrehë, të telefonojnë në numrat telefonik që ai person të strehohet në disa nga punktet private të cilat janë në funksion nga fillimi i periudhës së dimrit.

Paraqitja mund të bëhet në këto numra të telefonit: Shkup: 071 733 171, 071 411 908, 071 261 778; Manastir: 070 791 770; 071/397-272; 071/397-875; Strumicë: 070 381 660; Strugë: 070 317 612 / 046 781 733.

Pas paraqitjes në këto numra të telefonit, ekipet mobile të Qendrave për Punë Sociale dhe të Kryqit të Kuq do të dalin në terren dhe do t’i strehojnë të pastrehët në disa punkte në Shkup dhe nëpër Maqedoni ku do të marrin veshje të pastër, haje të ngrohtë, nxehje dhe ndihmë mjekësore. Personat të cilët do të refuzojnë të strehohen në ndonjë nga punktet, do t’ju dhurohet thes për fjetje, qebe, veshje dhe ushqim.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Shkup, para një muaji e kanë vënë në funksion qendrën invertare “Momin Potok”.

Download WordPress ThemesPremium WordPress Themes DownloadDownload WordPress ThemesDownload Best WordPress Themes Free Downloadfree online coursedownload samsung firmwareDownload WordPress Themesfree download udemy paid course

Loading...