Klubi i mundjes “Tefejuz” nga Shkupi ka disa ditë që po i zhvillon përgatitjet bazike në malin Patishkës në Shkup.

Ekspedita e tyre numëron 40 anëtarë.

Në këtë vend malor mundësit shkupjan po i shfrytëzojnë maksimalishtë kushtet dimërore, duke i mbushur “akumulatorët” për sezonin e ri.

“Ka disa ditë që kemi ardhur në malin e Patishkës në përgatitje bazë dhe po kalojmë shumë mirë. Bora e rënë këtyre ditëve na ka mundësuar që të kalojmë stërvitje të forta. Po ushtrojmë nga tre herë në ditë. Kushtet janë shumë të mira, dhe për mua me rëndësi është se mundësit tanë po shijojnë ambientin e dimrit në këtë vend të bukur. Shoqëria është në nivel. Do të qëndrojmë plotë një javë dhe më pas do të kthehemi në Shkup. Shpresoj se me përgatitje të mira do të jemi një prej klubeve më ambicioze në vend në garat e kupës, të kampionatit dhe turneve të ndryshme që do të organizohen në vend dhe jashtë tij”, deklaroi Nusret Xhaferi, kryetar i KM Tefejuz.

Mundësit e Tefejuzit atje do të qëndrojnë një javë, kurse kthimi në Shkup është planifikuar të hënën e ardhshme.

Loading...