Humbja e dytë sezonale për Golden State Warriors, të cilët u ndalën 114-91 nga Dallas Mavericks.

Mungesa e Stephen Curry u ndie shumë te kampionët, pasi në fushë për “Shtetin e Artë” mungoi lojtari lider.

Aq sa shënuesi më i mirë ishte Clark, që e nisi takimin nga stoli.

Për Dallas u dallua Barea me 23 pikë, ndërkohë që 6 lojtarë të Maveriks realizuan mbi 10 pikë.

Pavarësisht humbjes, Golden State mbetet skuadra më e mirë në NBA, me 29 fitore dhe vetëm dy humbje.

Për fat të keq, Curry mund të mungojë edhe në takimin e radhës, për shkak të një dëmtimi që ka në këmbën e majtë.

Rezultatet:

Charlotte 117–122 Clippers
Orlando 100–93 Brooklyn
Boston 104–122 Lakers
Toronto 94–91 Washington
Chicago 102–100 Indiana
Minnesota 94–80 Utah Jazz
Dallas 114–91 Golden State
San Antonio 112–79 Phoenix
Portland 110–103 Denver
Sacramento 105–110 Philadelphia

https://www.youtube.com/watch?v=xkE3Zq0xgs4