Të dielën, në kuadrin e javës së 21-të në LPFM, skuadre e Shkëndijës e pret Bellasicën në Tetovë. Mbrojtësi Mevlan Murati thotë se gjatë gjithë javës janë përgatitur që sa më të gatshëm ta presin ndeshjen në fjalë.

“Pavarësisht barazimit të fundit, ne në tabelë jemi në pozitë shumë të mirë dhe tani duhet të sigurohemi ta përforcojmë atë. Fokusi shkon drejt sfidës me Bellasicën, që nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne respektojmë çdo rival dhe pikët mund të fitohen vetëm nëse performojmë në maksimumin e mundësive tona. Kemi gjithë javën para nesh për të pritur sa më të gatshëm këtë ndeshje”, tha Murati.

Ndeshjen Shkëndija-Bellasica, e cila luhet të dielën (ora 14:00) do ta referoj Igor Stojcevski nga Shkupi me ndihmësit Daniel Vasilevski dhe Nikola Bozhinovski po nga Shkupi.