Ish zv.kryeministri i MO-së, Musa Xhaferi dhe ish kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti e nisin me OK duke i përshëndetur aktivistët e BDI-së. Siç mësohet Xhaferi dhe Mexhiti kanë bashkëbiseduar për punën e qeverisë dhe ndryshimet pas zgjedhjeve presidenciale. Nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të emërohet ministër apo do të ketë ndryshime tjera megjithatë disa aktivist japin mbështetje për ndryshime në kabinetin qeveritar të Zaevit.

Edhe pse TS u mundua të kontaktojë me Mexhitin, për të kuptuar takimin e tij me Xhaferin nuk arriti të kontaktojë, por sipas burimeve jozyrtare Mexhti dhe Xhaferi janë fotografuar pas takimit me aktivistët e BDI-së së komunës së Sarajit.

Ndryshe BDI siç duket ka nisur të ndez motorët edhe për zgjedhjet presidenciale, ku ende nuk dihet nëse do të garojë e vetme apo do të përkrah një kandidat koncesual së bashku me LSDM-në.

Loading...