Një vajzë e re është futur në mesin e protestuesve maqedonas që po protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit. Pasi është ngjitur në një binë të improvizuar, ka filluar të bërtasë: “E dua Evropën, duam në Evropë”, shkruan Gazeta Lajm. Kjo ka irituar protestuesit të cilët kanë filluar të bertasin dhe kanë kërkuar largimin e saj. Në videon më poshtë mund të dëgjoni britmat e vajzës deri sa largohet me dhunë nga bina./Lajm.tv