Keylor Navas ka thënë se do ta shikojë mundësinë e largimit nga Real Madridi nëse bëhet e qartë se ai nuk do të luajë në formacionin bazë.
Portieri nga Costa Rica nuk është më portieri i preferuar në “Bernabeu” që nga ardhja e Thibaut Courtois nga Chelsea në fillim të këtij stinori, transmeton Gazeta Express.

“Ditën që e vërej se nuk do të jem zgjedhja e parë do të jetë dita kur do të largohem”, ka thënë Navas.

“Është dikush që i merr vendimet dhe ne duhet të stërvitemi shumë dhe të paraqitemi mirë kur kemi mundësinë që të luajmë”.

“Unë jam në dispozicion të trajneri 100 për qind”.

Aktualisht portieri belg është i lënduar, dhe Navas po shpreson që ta merre përsëri rolin e startuesit.

32-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2014 nga Levante dhe deri më tani ka 150 paraqitje për fanellën e bardhë, ku ka arritur ta fitojë tre herë Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/