Ishin vetëm 3 sfidat në mbrëmjen e NBA, ku spikat padiskutim fitorja e Boston Celtics ndaj Oklahoma City Thunder.

Në TD Garden, u ndal ecuria pozitive prej 7 fitoresh radhazi e skuadrës së trajnerit Billy Donovan me Oklahomën që u mposht pas një ndeshje spektakolare me rezultatin 134-129 nga Boston.

Pas një pjese të parë shumë pozitive skuadra më e titulluar e NBA administroi shumë mirë avantazhin për të regjistruar fitoren e 4-t radhazi dhe të 34-ën në këtë sezon që e ngjiti në vendin e 3-të të Konferencës së Lindjes.

Ishte një fitore nën shenjën e Kyrie Irving i cili shkëlqeu me 30 pikë 11 asiste e 4 rebound ndërkohë që në krahun tjetër Oklahomës nuk i mjaftuan 37 pikët e Paul George por edhe triple-double i rradhës i Rusell Ëestbrook i cili arriti sërish shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës duke koleksionuar 22 pikë, 16 asiste dhe 12 rebound.

U rikthye te fitorja edhe Toronto Raptors. Skuadra kanadeze mposhti lehtësisht në shtëpi Los Angeles Clippers me rezultatin 121-103. Kawhi Leonard me 18 pikë dhe Serge Ibaka me 16 pikë e 12 rebound ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Raptors që me këtë fitore blinduan vendin e 2-të në Lindje dhe për momentin nuk mund të ndihen aspak të kërcënuar nga pas edhe pse Boston e Philadelphia 76ers janë aty.

Për të thelluar krizën e Neë York Knicks skuadrës më të dobët në këtë sezon të NBA mendoi Memphis Grizzlies. Skuadra nga “Molla e Madhe” pësoi disfatën e 13-të rresht dhe të 21-ën në 22 ndeshjet pasi u mposht me shifrat 84-96 nga Memphis. Mike Conley dhe Marc Gasol respektivisht me 25 dhe 24 pikë ishin dy lojtarët që udhëhoqën Grizzlies drejt kësaj fitoreje shumë të rëndësishme.

 

Loading...