Ringjallet Los Angeles Lakers. Një kosh në sekondën e fundit i Rajon Rondos i dha një fitore të madhe skuadrës kaliforniane në transfertën e TD Garden ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, Boston Celtics. 129-128 ishin shifrat finale në favor të Lakers që iu falën ish basketbollistit të Bostonit, Rajon Rondos por edhe LeBron James i cili ndryshe nga sfida ndaj Indianës këtë herë u shfaq në lartësinë e duhur. Mbreti James arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës teksam e 28 pikë 12 rikuperime dhe 12 rebound për të udhëhequr Los Angeles Lakers drejt fitores së 28 sezonale në 55 takime një sukses që ngjall shpresat e 16 herë kampionëve të NBA për të shpresuar deri në fund te kualifikimi në play-off.  Me këtë disfatë Boston ndërkohë ndali ecurinë prej 5 fitoresh radhazi, teksa nuk i mjaftuan as 24 pikët e realizuara nga ylli i ekipit Kyrie Irving.

60 pikë realizuan në total DeMare DeRozan dhe Rudy Gay por as paraqitja fantastike e këtyre dy basketbollistëve nuk mjaftoi që San Antonio Spurs të mposhte Portland Trail Blazzers. Në Moda Center triumfuan vendasit e Blazzers me rezultatin 127-118 falë edhe 30 pikëve të realizuara nga McCollum, 24 të Lillard dhe 22 të boshnjakut Nurkic. Kjo ishte disfata e tretë rresht për San Antonio Spurs ndërsa Portland regjistroi fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit dhe pozicionohet bindshëm në vendin e 4-t në Perëndim.

Pas Los Angeles Lakers, Indiana Pacers mposhti edhe një tjetër skuadër kaliforniane. Në Bankerslife Fieldhouse falë edhe 29 pikëve të serbit Bojan Bogdanovic, Indiana kaloi me rezultatin e thellë 116-92 Los Angeles Clippers. Kjo ishte fitorja e 4-t rresht për Pacers të cilët konsoliduan vendin e 3-të në Lindje duke përfituar edhe nga humbja e Celtics ndaj Lakers.

Vazhdon të fitojë Oklahoma City Thunder. Me një Rusell Ëestbrook që vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme, skuadra e trajnerit Billy Donovan kaloi me shifrat 117-95 Memphis Grizzlies në Chesapeake Energy Arena. Rusell Westbrook realizoi triple-double e tij të 8-të rradhazi ndërkohë që Oklahoma mori fitoren e 9-të në 10 ndeshjet e fundit duke u konfirmuar si skuadra anti Golden State në Perëndim edhe pse vendi i dytë në renditje mbahet nga Denver Nuggets. Në këtë sfidë spikati edhe Paul George me 27 pikë.

Loading...