sko dhe Reali i Madridit tashmë duket se i kanë prishur marrëdhëniet përfundimisht, pas “gafës” së fundit që ka ndodhur nga ana e futbollistit.

isko2

Mesfushori madrilen nuk po arrinte gjejë një vend titullari në 11-shen e Solarit, ku pas ikjes së Zindane, ai ka humbur “shkëlqimin” e tij dhe në “Bernabeu” shihet si zëvendësues. Edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Isko nuk e nisi ndeshjen si titullar. Ai e ka nisur që nga minuta e parë vetëm 2 herë në këtë sezon për “Los Blancos”.

Isko Real

Në Spanjë kanë “plasur” polemikat pas gjestit që Isko ka bërë. Ai ka pëlqyer komentin e një tifozi që mbështeste lojtarin spanjoll në rrjetin social “Twitter” duke thënë: Ai ka zgjedhur Dani Sebajos dhe Kasemiro para Iskos. Edhe pse është tërhequr nga futbolli i luajtur 20 vite më parë, rrezik zbriste vetë në fushë, para se të fuste Iskon në formacion”. Isko ka pëlqyer këtë koment, ku më pas ka kthyer mbrapa veprimin e bërë duke ja hequr “like”tifozit. Vështirës e ish-mesfushori i Malagës do të ketë më hapësira nën drejtimin e Solarit si trajner.

isko

Loading...