Duket si një mrekulli Krishtlindjesh. Tumori i paoperueshëm i një vajze 11-vjeçare është zhdukur dhe mjekët nuk e dinë sesi ka ndodhur.

Roxli Doss u diagnostikua në qershor me glioma, një tumor i trurit shumë agresiv, pasi filloi të kishte dhimbje koke.

Scott dhe gruaja e tij, Gena, e dërguan vajzën e tyre tek shumë mjekë, derisa u konfirmua lajmi i keq.

“Sëmundja është shumë e rrallë dhe shkatërruese për pacientin,”-tha mjekja Virginia Harrod. “Ju humbni aftësinë për të gëlltitur ushqimin, humb shikimin, aftësinë për të folur dhe keni vështirësi në frymëmarrje.”

Prindërve të Roxlit i duhej të luteshin për një mrekulli.

“Dhe mrekullia ndodhi,”-tha nëna e saj e gëzuar.

Mjekët pohojnë se nuk mund të gjejnë asnjë gjurmë të tumorit kërcënues për jetën e Roxlit në MRI.

“Është e pazakontë dhe jemi shumë të kënaqur,”-tha mjekja Harrod.

Si një masë paraprake, Roxli do të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimeve të tilla si imunoterapia.