Një shkupjane në moshë 72 vjeçare ka denoncuar në polici se është sulmuar nga i dashuri i saj katër vite më i ri, për shkak se e ka ndërpre lidhjen e dashurisë. Sipas informacioneve të MPB-së, të shtunën në ora 10 e 15 minuta në SPB Shkup, T.D. (72) nga Shkupi ka paraqitur se një ditë më parë rreth orës 20, në banesën e saj ka arritur 68 vjeçari me iniciale V.C., me të cilin paraprakisht ka pasur lidhje, transmeton Gazeta Lajm. Ai e ka sulmuar fizikisht 72 vjeçaren, pasi ka refuzuar që ta vazhdojë lidhjen.

Loading...