Gazetari i njohur Naser Pajaziti ka komentuar rolin e spektrit politik shqiptar në procesin e ndryshimeve kushtuese. Gazeta Lajm sjell reagimin e plotë të Pajazitit të publikuar në fejzbuk.

“Ndryshimet kushtetuese nuk ndodhin shpesh. Realisht ishte një dështim për spektrin politik shqiptar në Maqedoninë tashmë të Veriut. Të paktën nuk u mor për bazë Deklarata (Plaftorma) e përbashkët e Tiranës. Ndodhën ca ndryshime kozmetike që nuk kishin për bazë thelbësoren, sepse vazhdojmë të jemi 20%, gjuhën 20% dhe në pasaporta të evidentuar si maqedonas/ qytetarë të RMV, pasqyrë për jashtë shtetit.
Kjo është ajo që është përtej vetëkënaqësive dhe premtimeve.
Kjo u vulos tani! Se çka më tej shohim?!

PS
Ligji për gjuhët ka gjasa të shtyhet pas zgjedhjeve”, përfundon postimin e tij gazetari Naser Pajaziti.

Loading...