Edhe pse u paralajmërua të fillojë në ora 13, seanca është shtyrë për në ora 15. Ende nuk ka marrëveshje mes LSDM-së dhe krahut të BESA-s së Bilall Kasamit, njofton Portalb.mk.

LSDM-ja nuk ka qëndrim të qartë nëse kërkesa e Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasamin, për nënshtetësi e rrezikon identitetin maqedonas.

“Atë që e kemi deklaruar dhe që e tha edhe sot kryeministri Zoran Zaev, në atë qëndrojmë”, kjo ishte përgjigja e zëdhënësit dhe deputetit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në pyetjen e Portalb.mk sot në konferencën e tij për shtyp, nëse kërkesat e Lëvizjes BESA e rrezikojnë identitetin maqedonas.

Ndonëse gazetarja e Portalb.mk, dy herë ia parashtroi pyetje në lidhje me këtë çështje, Kostadinov nuk u përgjigj në mënyrë direkte me “po” ose “jo”, por vetëm se “ngelemi në qëndrimin tonë që e kemi deklaruar”.

LEXO: LSDM-ja nuk tregon qëndrimin nëse kërkesa e Kasamit e rrezikon identitetin maqedonas (VIDEO)

Nga ana tjetër, lëvizjet pro-ruse “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia Bllokon” edhe sot janë duke protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, kundër ndryshimeve kushtetuese.

Loading...