Edhe pse është menduar se numri është shumë më i vogël, statistikat më të reja flasin se në Itali jetojnë së paku 120 mijë shqiptarë nga Maqedonia. Numri i tyre ka shënuar rënie vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike, kur shumë shqiptarë të Maqedonisë janë larguar nga Italia dhe janë vendosur në Gjermani, Zvicër ose Austri. Mirëpo kryetari i Bashkësisë Islame të Italisë, Reshat Ibishi, thotë se ky numër ende është mbi 100 mijë. Nuk është i vogël as numri i shqiptarëve nga Kosova, kurse dihet që numri më i madh është nga Shqipëria. Këto të dhëna ai i bazon në statistikat mjaft të sakta që posedon Bashkësia Islame e Italisë. Shqiptarët janë të shpërndarë kryesisht në pjesën veriore të Italisë, deri në Romë.

Shqiptarët janë kmuniteti i dytë mysliman në Itali. Edhe pse shumica absolute e popullsisë janë katolikë, Ibishi shpreh fjalë miradije për qasjen korrekte të shtetit ndaj besimeve tjera.

Një nga shembujt e shqiptarëve të suksesshëm është Fatmir Pajaziti nga fshati Senokos i Gostivarit. Atë e takuam në qytetin e bukur Desencano, buzë liqenit Lago Di Garda. Fatmiri tani 13 vite menaxhon një hotel buzë këtij liqeni, në qytezën e afërt Salo. Kjo qytetzë është e njohur si një  nga vendet ku nisi karrierën e tij lideri fashist, Benito Musolini. Mirëpo ato kohëra kanë kaluar. Popullata tani është tolerante, prandaj edhe ky vend është i vërshuar me turistë të shumtë.

Përveç hotelit, Fatmir Sulejmani posedon edhe një restorant, të cilin e menaxhon nipi i tij,   Nasir Kamberi.