Dy pika karburanti janë sekuestruar nga policia italiane në Napoli, pasi gjatë mbushjes së makinave me karburant përdoreshin mashtrime kompjuterike.

Në rastin e parë, pika e karburantit, me anë të një telekomande bllokonte kalimin e benzinës duke lejuar shifrat e vlerës në kompjuter të lëviznin, ndërsa në rastin e dytë pompa bllokonte benzinën duke kaluar ajër dhe duke bërë që klientë të paguanin ajër në vend të benzinës, transmeton atsh shkrimin e AFP-së.

Napoli është i njohur në të gjithë botën për mënyrat e ndryshme të të mashtruarit.

Loading...