Duket se pritjes i erdhi fundi pasi albumi i tyre “United State of Albania” do të lansohet me 17 shkurt, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur anëtari i labelit “PINT”, Mc Kresha i cili tha se kanë mbetur edhe pak ditë deri te publikimi.

“@pintofficial #USA 17Shkurt 2019 🌶 @kmaster.official @therealstrikebeatz”, shkruan ai.

Në këtë album do të përfshihen gjithsej 23 këngë e bashkëpunime me emra të njohur të skenës tonë muzikore.

Për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, PINT do të sjellin projektin e shumëpritur nga fansat. /Lajmi.net/

Loading...