Vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc ende nuk po hapet. Si duket politika po i hakmerret plakut të Llojanit, i cili me një lëvizje të krahut e përshkruajti në mënyrën më reale kapacitetin e pushtetarëve shqiptarë në kohën e qeverisjes së Gruevskit.
Mirëpo vendkalimi kufitar nuk është problemi i vetëm i banorëve të Llojanit të komunës së Likovës. Problem edhe më të madh paraqet prezenca e arsenit në mbeturinat nga miniera e Llojanit, e cila është e mbyllur tani e 40 vite, transmeton Gazeta Lajm. Këto mbeturina, për të cilat askush nuk kujdeset as sot e kësaj dite, po shkaktojnë kancer te banorët e fshatit. Ndiqemi videon më poshtë nga emisioni “360” në Alsat-M:

Loading...