Shtresa e dëborës në Maqedoni më e lartë është në Hanet e Mavrovës ku janë shënuar 66 centimetra. Në Krushevë janë 27 centimetra botë, 23 janë shënuar në Topollçan, 21 në Manastir, 14 në Kodrën e Diellit dhe 11 centimetra në Lazaropole dhe Pozharan.

Moti sot është me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite vranësirat do të rriten. Në orët e mbrëmjes në pjesët perëndimore do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -8 deri në 2 gradë celsius.

Nën ndikimin e lagështisë dhe valës së ftohtë, nesër dhe të enjten paradite do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të borës, veçmas në pjesët perëndimore. Kudo do të formohet shtresë e dëborës prej 10 deri në 30 cm, ndërsa në male mbi 50 cm. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricave.

Pastaj vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulëta, ndërsa do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave nëpër fushëgropa.