Ndërsa temperaturat shënuan në minus 30 gradë Celsius në qytetin verior të Kinës, një grup oficerësh policie provuan aftësitë e tyre duke kryer stërvitjet e tyre të dimrit në borë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 20 oficerë të Forcave të Armatosura të Popullit në qytetin Mohe, provincën Heilongjiang, zbuluan gjoksin e tyre ndërsa morën pjesë në stërvitjen e ushtrisë,.

“Trajnimi ekstrem i qëndrueshmërisë ndaj të ftohtit” do t’i ndihmojë policët të rrisin tolerancën e tyre dhe të njohin veten e tyre në kushtet mjedisore të vendit ku ata janë të vendosur, sipas kapitenit të tyre.

“Qëllimi kryesor i stërvitjes në borë është të trajnojmë mentalitetin e oficerëve tanë”, ka thënë Sun Jian, kapiten i policisë së armatosur Mohe, për faqen e lajmeve “Pear”.

Rajoni Heilongjiang, i konsideruar si më i ftohti në Kinë, zakonisht sheh dimra që zgjasin tetë muaj. Temperatura më e ulët e regjistruar është -52.3C.

Dimri në qytetin Mohe fillon në tetor dhe zgjat deri në fund të prillit, dhe temperaturat mesatare qëndrojnë nën ngrirjen për afro shtatë muaj të vitit.

Ndryshe, sipas mediave, përcjell Telegrafi, ushtrime të tilla ekstreme ka kohë që praktikohen nga Ushtria Çlirimtare e Popullit.

Majin e kaluar, një ekip i ushtarëve të kësaj force zhvilloi një trajnim në borë në një lartësi prej 4,500 metrash në Tibet. /Telegrafi/

Loading...