Aktorja Almeda Abazi shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili do të jetë një djalë.

Teksa i kanë mbetur edhe shumë pak ditë nga pritja e ëmbël, Almeda ka publikuar për ndjekësit në “Insta Story” një video ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Sikurse mund ta shihni në fotografinë e shkëputur, ajo është kthyer në profil teksa e përkedhel me dorë barkun e saj para kamerës.

Por kjo nuk është hera e parë që aktorja ndan me ndjekësit në “Instagram” moment nga shtatzënia e saj.

Almeda sëbashku me bashkëshortin turk, Tolgahan Sayisman, kanë treguar se po e presin me padurim ardhjen në jetë të të voglit.