Në gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për lëndën e PSP-së “Trajketorja” me prezantim të dëshmive, midis të cilëve edhe shkrime, memorandume, oferta në lidhje me procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Miladinovci- Shtip dhe Kërçovë –Ohër.

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska ka prezantuar shkrime midis Ambasadës së Kinës dhe Ministrisë për transport dhe Lidhje, në lidhje me propozimin e kompanisë kineze “Sinohidro” për ndërtim të autostradave, si dhe memorandumet e nënshkruara midis Ministrisë për transport dhe Lidhje dhe Kompanisë “Sinohidro”.

Të akuzuarve u është lejuar përdorimi i laptop kompjuterëve për më lehtë të ndjekin dëshmitë.

Në këtë lëndë sipas PSP-së, është dëmtuar buxheti i shtetit për së paku 155 milionë euro.