Në lagjen Gazi Babë të Shkupit duket se koha ka ndaluar. Banorët shqiptarë thonë se ju mungon gjithçka. Sipas tyre në këtë vendbanim asnjëherë nuk është punuar seriozisht për zgjidhjen e problemeve elementare, shkruan Gazeta Lajm. Një pjesë e shtëpive në këtë lagje, jo larg nga qendra e kryeqytetit ende nuk janë të lidhura në rrjetin e kanalizimit.

“Siç e shikoni, në shekullin 21 kanalizim në Gazi Babë nuk ka”, tha një banorë i Gazi Babës.

“Kjo rrugë s’ka fare kanalizim, ende me jamë nëpër shpija. Në Gazi Babë nuk është punuar asgjë”, u shpreh një banorë i Gazi Babës.

Rrugët tepër të ngushta shkaktojnë vështirësi të shumta për qarkullim. Të harruar nga autoritetet, banorët thonë se as automjetet e zjarrëfiksëve apo ato të ndihmës së shpejt e kanë të pamundur të intervenojnë në rast nevoje.

Sinkron: “Rrugët janë siç po i shihni vetë. S’mund të kalojnë as zjarrfikësat as makina e ndihmës së shpejtë”, tha një tjetër banorë para kamerës së portalit Lajm.tv.

Të anketuarit nga portali Lajm.tv sqarojnë se përfaqësuesit e pushtetit local apo qendror i shohin vetëm gjatë fushatës elektorale, kur para tyre politikanët prezantojnë projekte të ndryshme të cilët i merrë era pas ditës së votimeve.

“Komuna e ­Çairit s’ka punuar asgjë”. “Vetëm votime kur të ketë marrin masa. Zoti na ndihmoftë!”, shprehen banorët.

Një problem tjetër gjatë dimrit përbën edhe ndëprerja kohë pas kohë e rrymës elektrike për shkak të mbingarkimit të rrjetit elektrik./Gazeta Lajm & Lajm.tv