Pas vendkalimit kufitar Bogorodica me Greqinë, tabela kufitare me mbishkrimin Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë.  Për dallim nga Bogorodica, në Tabanoc është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për gjuhët, informon INA. Vendosja e tabelave nëpër pikat kufitare ka filluar menjëherë sapo u shpall vendimi në Gazetën zyrtare, pasi që Greqia dje dërgoi notën verbale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë ditës do të ndërrohen gati të gjitha tabelat nëpër pikat kufitare. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, pritet ndryshimi edhe i tabelave pranë institucioneve dhe dokumenteve tjera me emrin e ri. /IBNA

Loading...