Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev sot në ora 20:00 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të realizojë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ligjet reformuese dhe gjithçka që është në dobi të shtetit, siç paralajmëroi Zaev, do të jenë temat e takimit. Sipas Zaevit, për këtë takim nuk ka nevojë nga formati i më shumë partive politike.

Për mua është me rëndësi, nënvizoi dje Zaev, të bisedojmë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, për procesin eurointegrues të vendit tonë për shkak se madje edhe NATO-ja ende nuk ka përfunduar.

“Të bëjmë gjithçka që mundemi që në qershor ta marrim datën përfundimtare për hapjen e negociatave me BE-në. Këto janë punë të rëndësishme”, deklaroi Zaev, duke shtuar se do të bisedojë si kryeministër dhe kryetar i partisë më të madhe politike me shefin e opozitës në ato tema, sepse beson në përgjegjësinë e përbashkët para vendimeve historike që vendi ynë duhet t’i sjell.

Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së paraprakisht konfirmoi se do të bisedojë për ato tre çështje të rëndësishme.

“Zgjedhjet presidenciale që vijojnë si imperativ dhe parakusht për integrim në strukturat e NATO-s dhe të BE-së dhe në pjesën e cila ka të bëjë me ligjet reformuese, sepse deri më tani ka pasur dialog, ekipet kanë punuar në ato ligje të cilat mund të themi se janë reformuese dhe do të bisedojmë për PSP-së dhe propozim-ligjin për ardhmërinë e PSP-së, të cilin sot e morëm në version pune”, deklaroi mbrëmë Mickoski në emisionin “Otvoreno” në TV Alfa.

Lidhur me atë se takimi do të mbahet në festën ortodokse Falja dhe nëse do të falen me liderin e opozitës, Zaev tha se është transparent në frymën e pajtimit.

“Në frymën e faljes dhe pajtimit jam shumë transparent, njerëzve që mbanin pistoletë dhe që bërtisnin nuk kam cak të pastër, u kam falur, sepse jeta duhet të vijojë përpara. Ne me Mickoskin nuk kemi asgjë personale. Do të vazhdoj ta çmoj frymën pozitive. Vendit tonë i duhet dialog, dialogu është erë në shpinë në të gjitha aspiratat tona dhe do të vazhdoj në atë pjesë pa dallim sa implikohen fjalët e këqija. Do të vazhdoj në dobi të shtetit ta çmoj dialogun”, ka thënë dje Zaev.