Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka vazhduar edhe për 20 vjet tjera mbylljen e të gjitha dokumenteve dhe informacioneve mbi operacionet e shërbimeve sekrete izraelite.

Raportet dhe dokumentet e operacioneve të shërbimeve inteligjente Shin Bet dhe Mossad, që nga viti 1949 kanë statusin e sekretit të ruajtur shtetëror.

E përditshmja Haaretz shkruan se kryeministri izraelit Netanyahu, muajin e kaluar ka nënshkruar një vendim me të cilin ka zgjatur afatin e ruajtjes së këtyre dokumenteve edhe për 20 vjet tjera.

Gazeta shkruan më tej se në shpjegimin që ka dhënë mbi vendimin e tij, Netanyahu ka thënë se Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm dhe të bëjë përpjekje shtesë në fushën e sigurisë.

Siç bëhet e ditur, njëri nga dokumentet që mban statusin e sekretit shtetëror, flet për vrasjen e njërit prej udhëheqësve të lëvizjes palestineze të Hamasit, Mahmoud al-Mebuh, të cilin e kryen pjesëtarët e Mossadit në vitin 2010 në Dubai.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Knesseti (Parlamenti izraelit) miratoi një rekomandim të qeverisë për mos zbulimin e raporteve të shërbimeve të inteligjencës, në 5 vitet e ardhshme.

Organizata të shumta joqeveritare, kritikuan vendimin e Netanyahut, të cilin e akuzojnë se ka injoruar interesin e opinionit, i cili gëzon të drejtën të dijë të vërtetën për të kaluarën./Anadolu Agency/

Loading...